Lufta në Ukrainë, shënimi i 77-vjetorit të Ditës së Fitores në Bukuresht nga Lufta e Dytë Botërore e mbajtja e Eurovisionit, këtu janë disa nga fotografitë më interesante nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas.
1Olga Borisova duke performuar gjatë një koncerti të rock grupit rus, Pussy Riot, në Berlin, Gjermani.2Fituesi Kalush Orkestra nga Ukraina duke performuar gjatë natës finale të Eurovisionit, edicioni i të cilit sivjet u mbajt në Torino, Itali, më 14 maj.3Ushtarët britanikë duke u vendosur në Maqedoninë e Veriut për një stërvitje në kuadër të NATO-s,12 maj 2022.4Një i ri pakistanez freskohet në Detin Arabik në një pasdite të nxehtë vere në Karaçi.5Një çift ukrainas i ulur në një park publik në Kiev ndërsa dielli perëndon.6Punëtorët duke pastruar në kulmin e një ndërtese pothuajse të shkatërruar nga bombardimet një muaj më parë në Çerkaske, në Ukrainën lindore.7Një grua mban qenin e saj pasi mbërriti nga territori i pushtuar nga Rusia, në një qendër regjistrimi për personat e zhvendosur brenda vendit në Zaporizhja, Ukrainë.8Gra afgane me burka duke ecur në një rrugë në Kabul, më 10 maj.9Ngjyrat e flamurit ukrainas ndriçojnë statujën e Atdheut në muzeun e hapur të Luftës së Dytë Botërore në prag të Ditës së Fitores në Kiev më 8 maj.10Një anëtar i një ekipi çminues kontrollon për eksploziv eventual rreth trupave të vrarë të 11 ushtarëve rusë në fshatin Vilkhivka, afër Harkivit, i cili u rimor së fundmi nga forcat ukrainase.11Një burrë dhe fëmijët e tij mbërrijnë nga Mariupol në një qendër regjistrimi dhe përpunimi të dhënash për personat e zhvendosur brenda vendit në Zaporizhja, Ukrainë.12Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Octavian Leru, qëndron ulur pranë Memorialit të Heronjve të Luftës së Dytë Botërore, pas një ceremonie që shënoi 77-vjetorin e Ditës së Fitores në Bukuresht më 9 maj.13Veteranët e Luftës së Dytë Botërore marrin pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Bishkek, më 9 maj.14Një grua e moshuar qan pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur gjatë shënimit të Ditës së Fitores në Kiev, më 9 maj.15Ndaj ambasadorit rus në Poloni, Sergei Andreyev (djathtas), u gjuajt me ngjyrë të kuqe nga disa protestues kundër pushtimit rus të Ukrainës, derisa ai po tentonte të vendoste lule në një varrezë në Varshavë, më 9 maj.16Shoferët i drejtojnë automjetet e tyre në terren të vështirë e me gropa balte gjatë Festivalit Jeep Sprint, në fshatin Ozernoe, Kirgizi.17Muzikanti irlandez Bono (majtas) i grupit U2, duke performuar në stacionin e metrosë në Kiev, bashkë me këngëtarin ukrainas, Taras Topolya nga grupi Antytila, i cili tani shërben në ushtrinë ukrainase – 8 maj 2022.