Ku është e ku s’është Kosova anëtare?
Kosova më 12 maj ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Deri tash ajo është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato më të rëndësishme financiare dhe sportive.
| Kosova është anëtare e: | Nuk është anëtare e: |
|---|---|
| Bankës Botërore | Organizatës së Kombeve të Bashkuara |
| Fondit Monetar Ndërkombëtar | NATO-s |
| Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim | Bashkimit Evropian |
| Organizatës Botërore të Doganave | Këshillit të Evropës |
| Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) | Organizatës Botërore të Tregtisë |
| Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit | Organizatës Botërore të Shëndetësisë |
| Federatës Botërore të Futbollit | Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë |
| Federatës Evropiane të Futbollit | Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) |
| Komitetit Olimpik | Agjencisë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) |
Tabela: Lendi Susuri • 12 maj 2022 Burimi: REL
