Ukrainë, Scholz: Putini nuk duhet të fitojë dhe nuk do të fitojë
“Putini nuk duhet të fitojë luftën e tij kundër Ukrainës dhe ai nuk do të fitojë.”
Këtë e tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një fjalim të mbajtur në Hamburg.
“Ka të bëjë me sovranitetin e Ukrainës, lirinë e popullit të saj, por edhe të ardhmen e çdo rendi botëror të bazuar në rregulla”, shtoi ai.
“Bota pas kësaj lufte nuk do të jetë kurrë si më parë, një kthim i thjeshtë në status quo ante nuk do të ekzistojë”, tha Scholz.
