Lvivi goditet fuqishëm nga raketat ruse

Ushtria ruse tha se përdori raketa, të lëshuara nga deti dhe ajri, artileri dhe avionë për të goditur objektiva në Lviv dhe në gjithë Ukrainën.

Infrastruktura me rëndësi, si hekurudhat, por edhe zona civile, u përfshinë nga zjarri i artilerisë ruse.

Kryebashkiaku i qytetit perëndimor, Lvivit, tha se raketat ruse goditën disa stacione të energjisë, duke shkaktuar ndërprerje.

Furnizimi me ujë për qytetin – strehë për një numër të madh të ukrainasve të zhvendosur – u ndërpre dhe të paktën dy persona u plagosën.

Disa civilë ia dolën të dilnin nga fabrika e rrethuar e çelikut, Azovstal, në Mariupol, ndërsa Rusia shtynte ofensivën e saj ushtarake në Ukrainën lindore.

Më poshtë mund të shihni disa nga pamjet e luftës, të bëra më 2 dhe 3 maj.

Tymi shihet mbi qytetin perëndimor të Lvivit pasi raketat ruse goditën qytetin mbrëmjen vonë më 3 maj.

Zjarrfikësit duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin në një nënstacion energjie në Lviv, i cili u godit nga raketat ruse më 3 maj. Zyrtarët ukrainas thanë se ushtria ruse goditi gjithashtu gjashtë stacione hekurudhore në rajonet qendrore dhe perëndimore, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Ushtarët ukrainas duke pushuar në qytetin Izjum, në juglindje të Harkivit, më 2 maj. Luftimet në këtë zonë ndërmjet forcave ruse dhe atyre ukrainase janë duke vazhduar qe disa javë, ndërsa ushtria ruse ka intensifikuar përpjekjet për ta kontrolluar Ukrainën lindore.  

Një fëmijë me flamur ukrainas të hedhur krahëve gjatë tubimit "Shpëtoni ushtrinë e Mariupolit" në Kiev, më 3 maj. Tubimi u organizua në mbështetje të Batalionit të bllokuar Azov, i cili është strehuar me civilë në bunkerët poshtë fabrikës së çelikut Azovstal. Trupat ruse rifilluan sulmet ndaj uzinës pas një pauze që lejoi evakuimin e disa civilëve.  
Një fëmijë me flamur ukrainas të hedhur krahëve gjatë tubimit “Shpëtoni ushtrinë e Mariupolit” në Kiev, më 3 maj. Tubimi u organizua në mbështetje të Batalionit të bllokuar Azov, i cili është strehuar me civilë në bunkerët poshtë fabrikës së çelikut Azovstal. Trupat ruse rifilluan sulmet ndaj uzinës pas një pauze që lejoi evakuimin e disa civilëve.
 
Nga fabrika e çelikut, Azovstal, në Mariupol ngrihet tym më 3 maj. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi se disa dhjetëra civilë u larguan të sigurt nga uzina gjatë një operacioni evakuimi.

Një grua përqafon anëtarët e familjes së saj pasi mbërriti e sigurt në një qendër pritjeje për personat e zhvendosur në Zaporizhja. Një anketë e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin e publikuar më 5 prill, vlerëson se 7.1 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës për shkak të pushtimit rus.

Njerëzit që u shpëtuan nga Mariupoli, shihen duke ngrënë një shujtë në një qendër për personat e zhvendosur në Zaporizhja.

Një skatebord fëmijësh shihet në një trotuar me njolla gjaku në Parkun Qendror Maksim Gorky pas granatimeve në qendër të Harkivit, më 3 maj. Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës është përballur me sulme të ashpra ruse, veçanërisht në zonat civile, që nga fillimi i luftës.

Tyta e një tanku të shkatërruar rus shihet e ngulur në tokë në fshatin Zalisja, në verilindje të Kievit, më 3 maj. Për shkak të mënyrës se si tanket ruse e ruajnë municionin e tyre, kur goditen nga raketat antitank shumë prej tyre shpërthejnë, ndërsa tytat e tyre ngrihen lart në ajër.

Një burrë duke transportuar gjësende me veturën e tij shumë të dëmtuar nga copëzat e predhave në Mariupol.

Anna Shevchenko shikon rrënojat e shtëpisë së saj në Irpin më 3 maj. E ndërtuar nga gjyshërit e Shevchenkos, shtëpia duket e shkatërruar prej bombardimeve nga ushtria ruse.

Shkatërrimi i hotelit Ukraina në qytetin verior të Çernihivit, më 3 maj. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatë, gati 5.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.  

Go to TOP