Regjistrohet viktima e parë nga tërmeti në Bosnje– një vajzë 27 vjeçare

Tërmeti që ndodhi sonte në Bosnje dhe Hercegovinë pak pas orës 23 ka regjistruar edhe viktimën e parë 

Sipas portaleve klix.ba dhe avaz.ba, bëhet fjalë për një vajzë nga Stolaci në shtëpinë e së cilës ra një gur. 

Familjarët e saj kanë konfirmuar për klix.ba që vajza ka ndërruar jetë dhe ajo kishte lindur në vitin 1994. 

Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj. 

Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar. 

Go to TOP