Arrestohen 2 shqiptarë në shtetin fqinj, policia zbardh detajet: Ja çfarë u gjet në makinë

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme 2 shqiptarë në kufirin greko-shqiptar, pasi u kapën me 9kg marijuanë.

Një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar dhe gjatë kontrollit në të janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako që përmbanin 8 kg 140 gram marijuanë.

Në mjet janë arrestuar drejtuesi shqiptar 49 vjeç dhe pasagjeri shqiptar 34 vjeç. Siç rezultoi ky i fundit kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe po transportohej për në brendësi të tokës greke nga drejtuesi i mjetit. Gjatë kontrollit personal, pasagjerit i janë gjetur dhe sekuestruar 31 kokrra që përfshihen tek ligji për narkotikët.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e drejtuesit të mjetit në Selanik, janë gjetur dhe sekuestruar 637 gram marijuanë dhe 1 peshore elektronike. Dy të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 celularë e 4 karta SIM si dhe automjeti në të cilin u kapën.

Arrestohen 2 shqiptarë në shtetin fqinj, policia zbardh detajet: Ja
Go to TOP