Banorët dhe komuna kundër, LDK-ja e BIK-u pro selisë fetare
Banorët e zonës qendër në Gjilan po kundërshtojnë ndërtimin e një objekti për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Ata ankohen se në atë parcelë është paraparë me planin rregullues një parking dhe zonë gjelbërimi.
Edhe Drejtoria e Urbanizmit thekson se punimet që u pezulluan ishin të jashtëligjshme meqë ndërtimi në atë zonë nuk është i mundur.
Nga ish-partia që udhëhoqi me Gjilanin, LDK, thonë se ai projekt nuk paraqet asnjë shkelje dhe se si i tillë do të realizohet.
