Ukrainasit thonë se kapiteni i luftanijes u vra, rusët e mohojnë

Ukraina pohon që është vrarë kapiteni i luftanijes ruse, e cila u fundos në Detin e Zi.

Moskvaja u fundos teksa po tërhiqej drejt limanit, pasi në të kishte ndodhur një eksplodim i municionit, sipas Kremlinit.

Ukrainasit kanë thënë që e kishin goditur anijen me predha, të cilat i kishin gjuajtur nga bregu, por Rusia nuk e kishte konfirmuar sulmin.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë që anija është goditur nga dy predha ukrainase – duke e validuar pohimin e Ukrainës, shkruan Sky News.

Go to TOP