Osmani: Imazhet që vijnë nga Ukraina, janë kujtesë e ashpër e asaj që ne duhej të kalonim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë që pamjet që po i shohim pas agresionit rus në Ukrainë, na kujtojnë ato të 23 viteve më parë, që i kemi përjetuar ne gjatë luftës në Kosovë.

“Është kënaqësi që e kam mundësinë që të flas në emër të një shteti të vogël, por besoj që me një zë të rëndësishëm lidhur me atë se si e shohim ne situatën në Ukrainë dhe për pamjet që po i shohim nga ky vend, për shkak të agresionit rus ndaj njerëzve të pafajshëm të Ukrainës. Këto imazhe janë një kujtesë e ashpër, e cila na kujton atë që e kemi kaluar ne gjatë luftës në Kosovë”, tha Osmani në një intervistë për gazetaren e mirënjohur të CNN, Christiane Amanpour.

“Para 23 vitesh ne kemi kaluar një vuajtje të ngjashme, pasi ishim viktima të gjenocidit kundër njerëzimit”, tha Osmani.

Go to TOP