Kina dërgon raketa në Serbi

Ekspertët e shohin shpërndarjen e armëve përmes të paktën dy anëtarëve të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, si një demonstrim të fuqisë në rritje të Kinës në botë, raporton Kosova.info.

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP) deklaron sot se Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar raketor kundërajror kinez në, siç thonë ata, një operacion sekret që u zhvillua këtë fundjavë.

AP, duke cituar media dhe ekspertë ushtarakë, tha se gjashtë avionë transporti ushtarak kinez Y-20 u ulën në Beograd të shtunën, duke mbajtur sistemin raketor tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Agjencia pretendon se në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit janë fotografuar avionë kinezë të mallrave me shenja ushtarake.

 Ekspertët e shohin shpërndarjen e armëve përmes të paktën dy anëtarëve të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, si një demonstrim të fuqisë në rritje të Kinës në botë, sipas AP.

Sistemi i raketave kineze krahasohet kryesisht me sistemet amerikane Patriot ose ruse S-300, megjithëse ka një rreze më të shkurtër se S-300.\

Serbia do të jetë vendi i parë në Evropë që do të zotërojë raketa kineze, shton AP.

Presidenti serb ditë më parë tha se presidenti i Turqisë Erdogan i ka premtuar se do t’i mundësojë pa radhë të blejë dronët Bayraktar.

Sipas tij, Ushtria Serbe ka mjete ajrore pa pilot “Sparrow”, si dhe CH92 me fuqi më pak shkatërruese, por ai avion CH95 me fuqi më të madhe shkatërruese do të duhet të sigurohet. /Kosova.info/

Go to TOP