Moska reagon ndaj votimit të Vuçiqit në OKB kundër Rusisë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov  tha se Rusia e “kupton” mbështetjen e dhënë nga Serbia dhe Hungaria për pezullimin e Federatës Ruse nga anëtarësimi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke thënë se sjellja e dy vendeve, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban, “një shembull i detyrimit ndaj Rusofobisë”, raporton Kosova.info.

“ Nuk bëhet fjalë për mirëkuptim dhe falje të vendeve mike që votuan “për”, është një presion i paprecedentë për të provokuar rusofobinë. Një presion të tillë e pësojnë të gjitha vendet që po përpiqen në çdo mënyrë të ndjekin një politikë të ekuilibruar. Ne e kuptojmë këtë, tha Peskov./KI

Go to TOP