Publikohen pamjet e masakrës së Kramatorskut (VIDEO shqetësuese)
“Zëri në regjistrim thotë: Zot, ka kaq shumë fëmijë! Kaq shumë kufoma”, njoftoi sot parlamenti ukrainas shkruan Kosova.info.
Një video është publikuar në rrjetet sociale menjëherë pas sulmit me raketa të mëngjesit të sotëm në stacionin e trenit në Kramatorsk, ku sipas të dhënave të fundit kanë mbetur të vrarë të paktën 50 persona, mes tyre pesë fëmijë.
“Okupatorët goditën stacionin hekurudhor në Kramatorsk me një predhë Point-U, ku një mijë ukrainas paqësorë prisnin të evakuoheshin. Zyrtarë të shumtë botërorë si kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson e kanë dënuar sulmin. Scholz tha se Vladimir Putin “është përgjegjës për këto krime lufte”. /Kosova.info/
