Ulqini i kthehet shqiptarëve: UDSH-LDMZ ruajtën mandatet – Zenka ndez Ulqinin me flamuj kombëtarë
Komuna e Ulqinit do të drejtohet nga partitë shqiptare Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi.
Konfirmimi vjen pas përsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimin nr.5 të Komunës së Ulqinit, i cili nuk solli ndryshim të rezultatit.
Në zgjedhjet pjesërishme të përsëritura të mërkurën në Ulqin votuan 501 votues.
Koalicioni UDSH-LDMZ mori më së shumti vota 207 nga 146 që kishte në zgjedhjet e 27 marsit, pason Koalicioni “Fillim i ri” me 204 të cilët në zgjedhjet e 27 marsit kishin 142, Forca 76 me një rritje prej 10 votash, dhe koalicioni PDS-PB nga 2 , 65 vota më pak se në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa Demokratët morën 6,nga 16 që kishin në votimet e 27 marsit.
Ka reaguar në orët e mbrëmjes edhe Mehmet Zenka, pretendent për kryetar të Ulqinit në 4 vitet e ardhshme.
“Presioni dhe forca dështuan, Ulqini tregoi dhe dëshmoi se çfarë ndryshimesh dëshiron. Përkrah situatave të pakëndshme që kurrsesi nuk i kanë hije Ulqinit tonë, arritëm që fitoren tonë ta mbrojmë për së dyti herë po me të njëjtin dinjitet dhe pastërti. Zoti i ruajtë shqiptarët dhe kombin shqiptar”, tha Zenka për ‘RADIO 1’.
Ndryshe Mehmet Zenka me 6 mandatet e koalicionit shqiptar për Ulqinin pritet të merr drejtimin e kaj komune përballë 14 mandateve të koalicionit ‘URA’, të cilat do ndahen nga 6 subjekte që përbëjnë këtë koalicion, të emëruar “Fillimi i Ri”, i ndërtuar edhe me partitë, që kapmi shqiptar i Zenkës i quan parti pro-serbe, pro-ruse dhe anti-europiane.
