Maxar konfirmon të vrarët nga forcat ruse, lideri i Donetskut dekoron kolonelin me simbole naziste
Përpara fjalimit të Volodymyr Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shërbimi i inteligjencës dhe sigurisë ukrainase SBU njoftoi se Rusia po planifikonte një provokim të madh në Mariupol, një qytet i shkatërruar në jug, në të cilin dëshiron të fajësojë ushtrinë ukrainase. Në një deklaratë në Telegram, SBU tha se të dhënat tregojnë se forcat ruse “planifikojnë të mbledhin trupat e viktimave civile të Mariupol, të cilët u vranë nga rusët, në një vend dhe t’i paraqesin ato si viktima të ushtrisë ukrainase”. Zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut Liz Throssell tha se të gjitha provat e gjetura në Buçë tregojnë se ishte një vrasje e planifikuar e civilëve. “Skenat janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe me të vërtetë sugjerojnë fuqimisht se civilët ishin shënjestruar drejtpërdrejt si individë. Ne duhet të theksojmë se sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, vrasja e qëllimshme e civilëve është një krim lufte,” tha ajo.
Koloneli rus Timur Kurilkin mori medaljen për “vrasjen e 250 nazistëve”. Pamjet e dekorimit tregojnë qartë se ushtari në shpatullën e djathtë të uniformës së tij ka dy simbole me simbole naziste. Duke qenë se Putini thekson aq shumë qëndrimet antifashiste të ushtrisë së tij, është e pazakontë që lideri i Republikës Popullore pro-ruse të Donetskut, Denis Pushilin, i dha një medalje një nënkoloneli që mbante dy shenja naziste në uniformën e tij.

Pamjet satelitore të qytetit ukrainas të Bucha, disa javë të vjetra, tregojnë trupat e civilëve në rrugë, njoftoi kompania private amerikane Maxar Technologies, duke minuar kështu pretendimet e qeverisë ruse se forcat ukrainase vranë civilë ose montuan skenat. Maxar Technologies i dërgoi Reuters nëntë imazhe satelitore të Buçës, të marra më 18, 19 dhe 31 mars. Duket se të paktën katër të imazhe tregojnë trupa në një nga rrugët e qytetit, më saktësisht në rrugën Jablonska. Qyteti ishte nën pushtimin rus deri më 30 mars. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një hetim të pavarur në “skenat e civilëve të vrarë në Bucha, Ukrainë”.
Pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti në periferi të Kievit, u shfaqën fotografi të trupave të shtrirë në rrugë, të cilat u panë edhe nga gazetarët. Ukraina ka akuzuar Rusinë për “masakër të qëllimshme”, por Rusia ka thënë se gjithçka ishte “inskenuar” pasi forcat e saj u tërhoqën nga zona. Rusia ka bërë një sërë pretendimesh të pabaza në lidhje me pamjet ga Bucha, shkruan BBC. Trupat e të vrarëve në Bucha filluan të shfaqen në rrugë më 11 mars, kur ishin trupa ruse – zbulojnë imazhet satelitore./KI
