Bashkimi Evropian krijon forca të reagimit të shpejtë ushtarak

Njësia duhet të numërojë deri në 5,000 trupa dhe duhet të formohet deri në vitin 2025. Është pjesë e një koncepti më të gjerë sigurie, të rënë dakord nga vendet anëtare në një takim në Bruksel.

Bashkimi Evropian po fiton forca për një reagim të shpejtë ushtarak nga viti 2025 dhe ushtarët gjermanë duhet të formojnë shtyllën kurrizore të këtyre forcave, u ra dakord në takimin e Ministrave të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.

“Tani është e rëndësishme të dërgojmë një sinjal se ne jemi këtu për njëri-tjetrin nëse është e nevojshme,” tha ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht në margjinat e një takimi në Bruksel të hënën. Ajo theksoi se ushtarët gjermanë do të përbëjnë shtyllën kurrizore të formacionit të ri ushtarak.

Çfarë forcash do të jenë?

Njësia duhet të numërojë deri në 5,000 trupa dhe duhet të formohet deri në vitin 2025. Është pjesë e një koncepti më të gjerë sigurie, të rënë dakord nga vendet anëtare në një takim në Bruksel.

Koncepti është iniciuar nga Gjermania disa vite më parë, por pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, siç mësohet nga qarqet diplomatike, është ripunuar edhe një herë.

Lambrecht e quajti Njësinë e Reagimit të Shpejtë “bërthamë” e konceptit të ri, duke theksuar se aktualisht janë duke u shqyrtuar opsionet për të lidhur potencialin e forcave të NATO-s me njësinë e sapoformuar në mënyrë që të “maksimizohet performanca”.

Koncepti i ri i sigurisë duhet të zëvendësojë të ashtuquajturin e mëparshëm Grup Batel prej dy njësive me 1500 ushtarë secila. Kohët e fundit ka pasur probleme me një numër të pamjaftueshëm të ushtarëve për këto njësi./KI

Go to TOP