Ikja e ukrainasve nga pushtimi rus dhe veprimet protestuese kundër Rusisë nëpër Evropë, janë ndër ngjarjet që ndodhën në javën që lamë pas.
1Para Këshillit të Qytetit, në Lviv, Ukrainë, 109 karroca të zbrazëta paraqitën më 18 mars numrin e fëmijëve të vrarë gjatë pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.2Një çift, i zhytur me pluhur të ngjyrosur, duke shijuar një moment dashurie, gjatë festivalit Holi, në Çenai, Indi, më 18 mars. Holi, i njohur edhe si Festivali i Ngjyrave, është festival i lashtë i indianëve hindu, i cili simbolizon fitoren e së mirës ndaj të keqes, dhe shënon ardhjen e pranverës.3Një grua e zhvendosur nga Ukraina, duke ecur bashkë me qenin e saj, në kufirin ukraino-rumun, në Siret, në veriun e Rumanisë, më 16 mars.4Një pllakat me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin, i shfaqur gjatë një proteste para ambasadës së Rusisë, në Riga, Letoni, më 17 mars.5Një grua duke shikuar Dritat e Veriut, nga bregu i liqenit Ladoga, në rajonin e Leningradit, në Rusi, më 14 mars.6Një grua ukrainase duke përqafuar macen e saj brenda një vagoni treni, në një stacion nëntokësor hekurudhor, i cili po përdoret si strehim kundër bombave, në Kiev, Ukrainë, më 8 mars.7Duart e një nuseje pakistaneze duke u zbukuar me stoli dhe vizatime, gjatë një ceremonie në Ravalpindi, Pakistan, më 16 mars.8Një burrë duke pritur klientë, teksa shiste rrjeta kundër mushkonjave, pranë një rruge në Peshavar, Pakistan, më 16 mars.9Një fermer afgan duke punuar në fushat me lule, në periferinë e Kandaharit, në Afganistan, më 15 mars.10Disa samsa, pite tradicionale aziatikoqendrore me mish, duke u pjekur në një furrë në Osh, Kirgizi, më 16 mars.11Zjarrfikësit duke luftuar me flakët në një ndërtesë banimi, pasi ajo u bombardua nga forcat ruse, në Kiev, Ukrainë, më 15 mars.12Disa persona në Londër, Britani, duke shfaqur banderola dhe një flamur ukrainas, teksa okuponin më 14 mars një ndërtesë, e cila besohet se është pronë e oligarkut rus, Oleg Deripaska.13Një fermer duke punuar në një fushë me lulëkuqe në provincën e Kandaharit, në Afganistan, më 14 mars.14Olivia, 2-vjeçare, duke mbajtur miun e saj, Maya, pasi mbërriti më 12 mars bashkë me familjarët e saj nga Kievi, në një qendër të përkohshme strehimi në Zheshov, Poloni, për personat e zhvendosur nga pushtimi rus i Ukrainës.15Zjarrfikësit duke larguar trupin e një gruaje të moshuar, pas bombardimeve ruse në një zonë banimi, në Kiev, Ukrainë, më 15 mars.