Nëpërmjet muraleve dhe veprave të tjera të artit, shumë vende të botës po solidarizohen me Ukrainën, pas pushtimit të saj nga Rusia.
1Artisti kosovar, Alkent Pozhegu, duke përfunduar një portret me fara dhe me grurë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Gjakovë, Kosovë, më 1 mars.2Një grua duke fotografuar një mural të një syri të përlotur, me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, të realizuar nga artisti “MyDogSighs”, në Kardif, Uells, Britani, më 2 mars.3Një ndërtesë e braktisur e “Hotel National”-it shihet e lyer me ngjyrat kombëtare ukrainase, në Çisinau, Moldavi, më 27 shkurt.4Një vajzë duke ecur pranë një vizatimi që paraqet krizën Rusi-Ukrainë para një shkolle arti, në Mumbai, Indi, më 24 shkurt.5Një grua duke ecur pranë një murali në mbështetje të Ukrainës, pas pushtimit të saj nga Rusia, të realizuar nga artisti francez i rrugës, “Emyart”, në Paris, Francë, më 14 mars.6Një burrë duke ecur pranë një murali në mbështetje të Ukrainës, teksa pushtimi rus i saj po vazhdon, të realizuar nga artisti “WOSKerski”, në Londër, Britani, më 14 mars.7Një grua duke ecur pranë një grafiti në mbështetje të Ukrainës, para Abbey Road Studios, në Londër, Britani, më 14 mars.8Figura të aktivistëve kundër fashizmit nga komuna komuniste shihen të lyera me ngjyrat e flamurit ukrainas, si shenjë solidariteti me Ukrainën, në Sofje, Bullgari, më 13 mars.9Një grua duke përdorur një telefon mobil para një portreti të vizatuar të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Podgoricë, Mal i Zi, më 8 mars.10Fituesi Malik Harris duke shfaqur mbështetjen e tij për Ukrainën, teksa këndonte këngën e tij “Rockstars” në rrethin preliminar gjerman të festivalit të këngës “Eurovision”, në Berlin, Gjermani, më 4 mars.11Një grua duke fotografuar një vepër arti, në mbështetje të Ukrainës, në Londër, Britani, më 14 mars.12Një burrë duke e shikuar një mural në përkrahje të Ukrainës, të realizuar nga artisti francez i rrugës, “Kelu Abstract”, në Paris, Francë, më 14 mars.13Një mural nga artisti i grafiteve, “KAWU”, i cili ka paraqitur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si Harry Potter, me shkronjën Z në ballë (në vend të simbolit të rrufesë), që simbolizon pushtimin rus të Ukrainës, i fotografuar në një rrugë në Poznan, Poloni, më 9 mars.14Figura të aktivistëve kundër fashizmit nga komuna komuniste shihen të lyera me ngjyrat e flamurit ukrainas, në mbështetje të Ukrainës, në Sofje, Bullgari, më 13 mars.15Një burrë duke ecur pranë një murali me portretin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili është njollosur me ngjyrë të kuqe, dhe me fjalën “Vrasës”, mbi mbishkrimin “Vëlla”, në Beograd, Serbi, më 6 mars.