Arrestohet një burrë në Prizren pasi vajza e tij kërkonte lëmoshë rrugëve

Një burrë është arrestuar në Prizren pasi dyshohet për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës”.

Policia njofton se vajza e të dyshuarit po kërkonte lëmoshë nëpër rrugë, duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve për shkak të moskujdesit nga babai.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIMI APO BRAKTISJA E FËMIJËS

Prizren Janar-Shkurt 2022-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që vajza e tij, viktima femër (fëmijë), nëpër rrugë ka kërkuar lëmoshë duke rrezikuar jetën e sajë dhe të tjerëve, si pasoj e moskujdesjes nga babai. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. 

Go to TOP