Dërgohet pa shenja jete në spital një person në Gjilan

Një person është dërguar pa shenja jete në Gjilan pasditen e së hënës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh.

“Gjilan 14.03.2022-15:00. Raportohet se në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. 

Go to TOP