Në Republika Srpskan e Dodikut protestohet pro-Rusisë
Serbët e Bosnjës kanë protestuar sot në Banjallukë të Republika Srpskas në mbështetje të Rusisë dhe agresionit në Ukrainë.
Gazetarja Una Hajdari ka publikuar pamje nga protesta duke shkruar se Ujqit e Natës një klub i motoristëve që ka marrë pjesë në aneksimin e Krimesë ka organizuar protestën.
“Protestat pro-ruse u mbajtën sot në Banjaluke, qendra e entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe të organizuara nga anëtarët lokalë të Ujqërve të Natës – një klub motoçiklistësh që mori pjesë në pushtimin e Krimesë, shpesh të referuar si “Engjëjt e Putinit”, ka shkruar ajo.
