20 mijë vullnetarë nga 52 shtete aplikojnë për t’iu bashkuar Ushtrisë së Ukrainës

Vullnetarët nga 52 shtete kanë aplikuar tashmë për t’u bashkuar me Legjionin e Huaj ukrainas të sapokrijuar.

Kështu tha një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Anna Malyar tha se emri zyrtar i njësisë është Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtësve të Ukrainës (ILDU).

Formacioni aktualisht po përpunon mijëra vullnetarë të mundshëm për pranim, tha ajo.

Një video e postuar nga Malyar tregoi imazhet e një burri të identifikuar si një legjionar i sapo pranuar nga Norvegjia.

“Kur sheh se si bombat dhe raketat e përditshme bien mbi qytetet e Ukrainës, duke shkatërruar spitale, shkolla, shtëpi, është e vështirë të pranosh, duket e çmendur. E shihni se çfarë po ndodh dhe duket se nuk mund të bëni asgjë. Kur filloi krijimi i legjionit ndërkombëtar, e kuptova menjëherë se duhej t’i bashkohesha atij”, tha burri.

Deklarata tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme e Ukrainës së bashku kanë marrë më shumë se 20,000 aplikime nga njerëz që duan t’i bashkohen njësisë.

Komanda e Forcave të Armatosura të Ukrainës (UAF) nuk e ka bërë publike madhësinë e mundshme të njësisë, cilat mund të jenë pajisjet ose misionet e saj, ose kur formacioni mund të angazhohet për të luftuar.

Malyar tha se vullnetarët ishin më të shpeshtë nga ish-republikat sovjetike në kufi me Ukrainën, Polonia, vendet baltike, Skandinavia, Britania e Madhe dhe SHBA.

Deklarata tha se njësia do të jetë një njësi e plotë dhe se legjionarët do të punësohen drejtpërdrejt dhe do të paguhen nga Ministria e Mbrojtjes.


Go to TOP