PAMJE TË RËNDA: Forcat ruse i vrasin nga mjeti luftarak çiftin ukrainas

Një çift civil ukrainas është vrarë nga forcat ruse, të cilët krejtësisht të paprovokuar hapin zjarr në drejtim të veturës së tyre.

Pamjet e rënda janë publikuar nga gazetari bjellorus, Tadeusz Giczan, të shpërndara fillimisht në Telegram.

“Pashë këtë video rrëqethëse në disa kanale ukrainase tëTelegramit. Një BMP ruse [mjet luftarak] krejtësisht e paprovokuar, hap zjarr në drejtim të një veture me civilë jashtë spitalit të Makarivit, duke u larguar sikurse të kishte mos ndodhur asgjë”, thuhet në postimin e tij.

Siç bën të ditur më tej gazetari bjellorus, brenda veturës gjendeshin një çift i moshuar, të cilët kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit.

KUJDES: VIDEOJA MË POSHTË PËRMBAN PAMJE TË RËNDA

https://twitter.com/TadeuszGiczan/status/1501188557196738560?s=20&t=Vjn8gEZI0M7l-7OOUx1u5w

Go to TOP