Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në perëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
Ushtria e Ukrainës ka thënë se po zhvillon “beteja të ashpra” me forcat ruse në periferi të qytetit jugor të Mikolajivit, i cili kontrollon rrugën drejt qytetit të rëndësishëm të Odesës, në Detin e Zi, në perëndim.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë më 24 shkurt, ka vazhduar pandërprerë edhe gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë thënë se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend.
1Teatri Kombëtar Akademik i Operas dhe Baletit. Historianët rikujtojnë se hera e fundit që dukej kështu ishte në vitin 1941, kur Odesa u rrethua nga nazistët.2Banorët e Odesës nuk mund të mos e përsërisnin shakanë tashmë të famshme rreth asaj që rojet kufitare ukrainase në ishullin e vogël Zmiinyi i thanë një luftanijeje ruse kur u kërcënuan me bombardime.3Vetëm ata banorë që jetojnë aty lejohen të hyjnë në qendër të qytetit.4Në mesin e luftëtarëve ka të rinj e të moshuar – të gjithë thonë se janë të gatshëm të zmbrapsin një sulm rus.5Një luftëtar në njërën prej disa pikave të kontrollitnë Odesa.6Pikat e kontrollit funksionojnë në disa vende. Vullnetarët thonë se dhjetëra diversantë tashmë janë ndaluar në qendër. Një pohim i tillë nuk mund të konfirmohet zyrtarisht.7Banorëve u kontrollohen dokumentet teksa kalojnë në zonat e fortifikuara.8Një tjetër pikë kontrolli në qytetin e fortifikuar Odesa.9Barrikada anti-tanke janë vendosur në rrugë për të zmbapsur tanket dhe automjetet tjera të blinduara ruse.10Pamje nga afër e një barrikade anti-tank e vendosur në rrugë.