Zelensky dënon vendimin e NATO-s për të mos vendosur zonë të ndaluar fluturimi në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka dënuar vendimin e NATO-s që nuk e ka implementuar zonën e ndaluar të fluturimit në Ukrainë.
“NATO-ja qëllimisht e pavendosur që të mos i mbulojë qiejt mbi Ukrainë”, ka thënë Zelensky, përmes një prononcimi në Facebook.
“Ne besojmë që shtetet e NATO-s e kanë krijuar narrativën që mbyllja e qiejve mbi Ukrainë do ta provokonte agresionin direkt rus kundër NATO-s. Kjo është një vetëhipnozë e atyre që janë të dobët dhe të pasigurt nga brenda, pavarësisht faktit që ata posedojnë armë shumë më të fuqishme sesa ato që i kemi ne”.
Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, kishte thënë sot se vendosja e një zone të ndaluar fluturimi në Ukrainë nga ShBA-ja dhe aleatët e NATO-s do të mund të çonte në një luftë në Evropë, ndërkaq shefi i NATO-s kishte thënë që ky opsion nuk po konsiderohet nga NATO-ja.
