Pianisti luan për ukrainasit në strehimoren e bombave
Derisa forcat ruse sulmojnë qytetet në të gjithë Ukrainën, shumë njerëz janë zhvendosur në strehimoret e bombave ose bodrumet e ndërtesave për të qëndruar të sigurt.
Maksym është strehuar me familjen e tij dhe një grup të huajsh, raporton BBC.
E në këtë strehimore bombash, ai po luan në piano.
Ai tregon për Radio 5 Live se si ka luajtur për ta relaksuar vetën dhe ata që po strehohen aty.
