VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak i Rumanisë, deklarohet Ministria e Mbrojtjes

Avioni MiG-21, i Forcës Ajrore rumune, që ishte raportuar i zhdukur, është rrëzuar në qarkun e Constantas në Rumani.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, e cila ka thënë se sipas rezultateve të para, besohet që rrëzimi i avionit është i lidhur me kushtet e këqija të motit.

Në përpjekje për të gjetur avionin luftarak, 40 minuta pas zhdukjes së avionit, për kërkim ishte nisur një helikopter, i cili po ashtu u zhduk dhe më vonë u mësua që i njëjti ishte rrëzuar.

Për pasojë, të vdekur kanë mbetur pesë anëtarët e ekuipazhit që gjendeshin në helikopterin “IAR 330-Puma”.

Go to TOP