Zelensky emëron një gjeneral ushtarak për ta udhëhequr Kievin gjatë luftës
Kryeqyteti ukrainas Kiev, që po synohet të merret nga forcat ruse tani do ta ketë për kryetar një ushtarak, njoftoi parlamenti i Ukrainës.
Presidenti Zelenskyi ka caktuar Gjeneral Mykola Zhernov si kryetar të administratës ushtarake të Kievit.
“Gjatë luftës, Volodymyr Zelensky ka caktuar Gjeneral Mykola Zhernov kryetar të administratës ushtarake të Kievit. Kryetari i Kievit Vitaly Klitschko do të punojë me kryetarin ushtarak”, thuhet në njoftim.
