“Putin po çmendet, shëndeti i tij mendor po degradon”, ish-kolegu i presidentit rus bën deklaratën e frikshme: Ai mund të përdorë sulme bërthamore

“Putin po çmendet, shëndeti i tij mendor po degradon, shëndeti mendor i presidentit rus Vladimir Putin po “degradon me shpejtësi”, kështu shprehet një ish-kolegu i tij. Pavarësisht javëve të tëra negociata dhe kërcënime me sanksione të rënda nga Perëndimi, Putin vendosi të nisë pushtimin e Ukrainës ku deri tani janë vrarë 352 civilë dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 1600 të tjerë.

Tashmë, një ish-koleg i Putinit, Andrey Illarionov, thotë se presidenti rus “po çmendet gjithnjë e më tepër”. Duke folur për BBC Radio 4 ai tha se Putin “po evoluon, për të qenë më i saktë, ai po de-evoluon”. “Gjithnjë e më tepër ai po çmendet, shëndeti i tij mendor po degradon”, u shpreh Illarionov.

Shqetësimet më të mëdha për shëndetin mendor të Putin, vijnë edhe për arsye se ai e ka gishtin te butoni i armëve bërthamore. Illarionov gjithashtu paralajmëroi se Putin mund t’i përdorë armët bërthamore, ndaj sipas tij situata është tepër kritike.“Nuk besoj se Perëndimi e kupton kërcënimin, jo vetëm ndaj Ukrainës por për të gjithë Perëndimin”. Sidoqoftë, ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Ëallace nuk mendon se Putin do të arrijë deti aty sa të përdorë armët bërthamore.


Go to TOP