Zelenskyi kërkon ndalimin e Rusisë në të gjitha aeroportet dhe portet globale
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, kërkoi një ndalim global të avionëve dhe anijeve ruse si ndëshkim për sulmin ndaj vendit të tij.
“Ne duhet të mbyllim hyrjen për këtë shtet në të gjitha portet, të gjitha kanalet dhe të gjitha aeroportet e botës,” tha ai në Facebook dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që “të konsiderojë një mbyllje totale të qiellit për raketat, avionët dhe helikopterët rusë”.
