Situata në Ukrainë, SHBA merr këtë vendim për ambasadat në Rusi dhe Bjellorusi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar punën në Ambasadën Amerikanë në Bjellorusi, deri sa lufta Rusi-Ukrainë po vazhdon.
Ambasada ka lejuar gjithashtu punonjësit që të largohen nga Ambasada Amerikane në Rusi për arsye të sigurisë, duke marrë parasysh agresionin rus kundrejt Ukrainës.
“Departamenti i Shtetit ka pezulluar punën në Minsk të Bjellorusisë dhe ka autorizuar largimin vullnetar të punonjësve jo-emergjent si dhe familjarëve të tyre në Ambasadën tonë në Moskë të Rusisë. Kemi ndërmarrë këta hapa për shkak të sigurisë së tyre që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë”, ka thënë Sekretari i Shtetit, Tony Blinken.
Ai ka theksuar se prioritet i SHBA-së mbetet mbrojtja dhe siguria e qytetarëve amerikan, përfshirë edhe stafin e Qeverisë amerikane në mbarë botën.
