Ushtria ruse tregon armët që ka përdorur gjatë natës së djeshme për bombardimet mbi Kiev
Ushtria ruse është shprehur se gjatës së djeshme ka përdorur armët precize për të shenjëstruar objektivat i infrastruktures ushtarake ukrainase.
“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse kryen një sulm natën në infrastrukturën ushtarake të Ukrainës me armë precize me rreze të gjatë, duke përdorur raketa lundrimi të lëshuara nga ajri dhe nga anijet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Igor Konashenkov.
“Zjarri ka përfshirë vetëm infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, duke përjashtuar çdo dëmtim të infrastrukturës rezidenciale apo sociale”, tha ai.
Megjithatë, imazhe e mëposhtme tregojnë një ndërtese banimi pranë aeroportit të dytë në Kiev, e goditur dhe shkatërruar nga një raketë si dhe njerëz të plagosur nga kjo goditje.
