Lufta në Ukrainë: Erdogan akuzon NATO-n dhe Perëndimin për mosveprim
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se reagimi i NATO-s dhe vendeve perëndimore ndaj pushtimit rus të Ukrainës nuk ishte vendimtar dhe shtoi se shpreson që samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s që do të mbahet sot të çojë në një qasje tjetër.
“NATO duhet të kishte ndërmarrë veprime më vendimtare. Qasja e Evropës tregon mungesë vendosmërie. Gjithçka që ata po bëjnë është të japin këshilla dhe t’i shprehin pikëpamjet e tyre Ukrainës pa ofruar mbështetje reale,” tha Erdogan.
“Këto dënime dhe këshilla nuk duhet të bëhen vetëm për t’u parë,” tha ai.
“Siç tha (Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelensky, kjo nuk është në përputhje me miqësinë dhe solidaritetin,” tha Erdogan, i cili do të marrë pjesë në një samit të NATO-s më vonë sot .
