Rusia i afrohet një shteti të NATO-s me pushtimin e “Ishullit të Gjarprinjve” në Ukrainë

Raportet zyrtare nga ushtria ukrainase thonë se rojet kufitare luftuan me guxim ndërsa mbronin një ishull strategjik në Detin e Zi, ndërsa u përballën me një sulm të kombinuar rakete dhe artilerie nga forcat pushtuese ruse.

Grykëderdhja e lumit Danub të “ishullit të gjarprinjve”, u mor nga forcat detare ruse dhe të paktën 13 roje kufitare ukrainase u vranë duke e mbrojtur atë, tha këshilltari i ministrit të Brendshëm Anton Herashchenko në Facebook.

Një roje kufitare shihet në Twitter duke iu përgjigjur mesazhit të një luftanijeje ruse për t’u dorëzuar duke thënë: “shko në ferr”, shkruan Kyivpost.

Vendi më i afërt anëtar i NATO-s me ishullin është qyteti bregdetar i Rumanisë, Sulina, i vendosur vetëm 44 kilometra (27 milje) larg.

Kjo do t’i mundësonte Rusisë të vendoste raketa me rreze të gjatë veprimi dhe instalime të tjera ushtarake në zonën e deltës së lumit Danub më afër aleancës mbrojtëse prej 30 anëtarësh të NATO-s.

Një nga kërkesat kryesore të sigurisë së Rusisë, që iu drejtua Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që nga dhjetori, ishte që aleanca të ndërpresë çdo bashkëpunim me Ukrainën dhe të tërheqë forcat e saj nga vendet e tjera të Evropës Lindore.

Moska ka avancuar shpejt në synimin e saj për të nënshtruar ushtarakisht Ukrainën në një pushtim të shumëanshëm që Presidenti rus Vladimir nisi para agimit të 24 shkurtit.


Go to TOP