Deklaratë e fuqishme nga SHBA-ja: Bota nuk ka parë skena të tilla që nga Lufta e Dytë Botërore

Bota nuk ka parë një “lëvizje si kjo, shtet-shtet-komb, që nga Lufta e Dytë Botërore”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

“Sigurisht asgjë në këto përmasa, shtrirje dhe shkallë”, deklaroi më tej ai, raporton CNN.

Zyrtari paralajmëroi se nëse ky konflikt “shpalos mënyrën në të cilën ne kemi arritur të besojmë se do të ndodhë”, ai ka “çdo potencial për të qenë shumë i përgjakshëm, shumë i kushtueshëm dhe shumë me ndikim në sigurinë evropiane”.

“Kjo është 100% një luftë e zgjedhur nga [Presidenti rus] Putin, icili ka vendosur ta bëjë për arsye që nuk janë të justifikuara”, shtoi zyrtari. 

Go to TOP