Zelensky alarmon për pushtimin e Çernobilit: Rusia po i shpall luftë Evropës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka alarmuar se forcat ushtarake ruse kanë nisur rrethimin e qytetit ukrainas të Çernobilit, ku gjendet qendra bërthamore.
Zelensky thotë se trupat ukrainas po japin jetët e tyre për ta mbrojtur atë rajon, ashtu që të mos përsëritet një tragjedi, si shpërthimi i prillit të vitit 1986.
“Forcat okupuese ruse po provojnë që ta rrethojnë Qernobilin. Mbrojtësit tanë po i japin jetët e tyre, që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. E kam raportuar këtë të Kryeministrit i Suedisë. Ky është deklarim i luftës kundër gjithë Evropës”, ka shkruar Zelensky në tëitter.
Ngjarjes së 86’ës në Çernobil të Ukrainës, atëherë nën Bashkimin Sovjetik, kishte ndodhur shpërthimi më i madh nuklear ndonjëherë.
Forcat ruse kanë nisur sulmet ndaj Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit.
