Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, bëhen të ditura pikat e dakorduara nga institucionet
Në Serbi sot është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Seanca është thirrur me rastin e situatës së fundit në Evropën Lindore dhe në Ballkanin Perëndimor.
Në seancën e cila u zhvillua në ndërtesën e Presidencës së Serbisë, morën pjesë kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministra të shumtë.Pas kësaj mbledhje është rënë dakord për tri pika:
“Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon; Përmirësimi dhe rritja e nivelit të sigurisë për vendin dhe qytetarët tanë; Analiza dhe veprime konkrete në prokurimin e lëndëve të para dhe mallrave të rëndësishme që për shkak të krizës botërore mund të bëhen të mangëta.”, thuhet në raportimet e mediave serbe pas kësaj mbledhje.
“Serbia është në rrugë të sigurt”, deklaroi Vuçiq pas përfundimit të këtij takimi.
