“Nëse sponsori juaj është një ‘non grata’, çfarë po i premtoni votuesve më 6 mars?”, ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e koduar për Berishën dhe kandidatët e tij: Çfarë duhet të presin SHBA?

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po ndjek me vëmendje fushatën zgjedhore të 6 marsit. Përmes një postimi në Twitter, në formën e 4 pyetjeve, Kim u tërheq vëmendjen kandidatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ajo.

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1495682342966419460?s=20&t=ZNsGNXGUEg2CYbUM6XXzLg
Go to TOP