Sulmi i mundshëm rus mbi Ukrainën, Kancelari gjerman del me paralajmërim për Rusinë
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se një sulm rus ndaj Ukrainës do të ishte një “gabim serioz” me “kosto të larta politike, ekonomike dhe gjeostrategjike”.
Nuk kishte asnjë justifikim për rreth 100,000 ushtarë që grumbulloheshin në kufijtë e Ukrainës, tha ai në Konferencën e Sigurisë në Mynih në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt.
Perëndimi ishte gjithsesi i gatshëm të negocionte mbi kërkesat e sigurisë së Rusisë “pa qenë naiv”, siç u shpreh ai.
“Ne do të bëjmë dallimin e qartë midis kërkesave të paqëndrueshme dhe interesave legjitime të sigurisë,” shtoi ai.
