“Voziti prapa me veturë” – Dalin detaje se si u iku policëve kosovarë Radojiçiq mbrëmë në Bërnjak

Mbrëmë në media u raportua se i shumëkërkuari Milan Radojiçiq ka arritur t’i arratiset Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.

E sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

Nga Policia në raportin 24 orësh kanë thënë se gjatë hyrjes në Kosovë, gjersa zyrtarët e Policisë po e verifikonin, Radojiçiq ishte larguar prapa në drejtim të Serbisë.

Bazuar në verifikimin e kryer, policia ka thënë se Radojiçiq është i kërkuar me urdhër-arrest nga gjykata.

“PKK Bërnjak  03.02.2022 – 15:40.Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, ka thënë policia në raportin 24 orësh.

Go to TOP