Keni probleme me gjëndrat tiroide? Ja disa këshilla si të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshme në kushte shtëpie

Nëse vuani nga problemet e gjëndrave tiroide, këto janë këshilla për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe lëkurës nga Dr. Rinky Kapoor, Kirurge dhe Dermatologe Kozmetike.

Mosfunksionimi i gjëndrës tiroide mund të shkaktojë probleme të ndryshme të lëkurës dhe flokëve. Gjëndra në formë fluture e vendosur në pjesën e përparme të qafës luan rol të rëndësishëm në mbajtjen në ekuilibër të funksioneve të ndryshme trupore si rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, temperatura e trupit dhe metabolizmi.

Nëse vuani nga problemet e tiroides, këto janë këshilla për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe lëkurës nga Dr. Kapoor.

Rritni nivelet e hekurit me perime me gjethe jeshile: Perimet me gjethe jeshile do të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm të lëkurës dhe flokëve dhe gjithashtu ndihmojnë në rigjenerimin më të shpejtë të qelizave.

Ushtroni rregullisht: Lini pak kohë për stërvitjet e përditshme, përfshini kardio, joga etj. në rutinën tuaj. Kjo do ta shtyjë trupin në rivendosjen e çekuilibrit hormonal dhe gjithashtu do të mbajë nën kontroll shtimin në peshë për shkak të gjëndrës tiroide.

Zvogëloni ushqimet e përpunuara: Kafeinën, sheqerin dhe alkoolin për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes dhe për të ndihmuar që mjekimi të funksionojë më mirë, shkruan Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.

Shijoni diellin: Do t’ju ndihmojë nëse qëndroni në diell çdo ditë për rreth 20 minuta. Merrni rreze dielli herët në mëngjes për të përmirësuar nivelet e vitaminës D në lëkurë.

Përdorni qumësht të papërpunuar për të qetësuar lëkurën: Aplikoni një shtresë qumështi të ftohtë të papërpunuar në lëkurë dhe lëreni për 5-10 minuta.

Bëni një maskë ushqyese për flokët: Duke përdorur banane dhe vaj ulliri për të hidratuar flokët dhe për të parandaluar thyerjen.

Bëni një maskë bananeje: Kombinoni edhe mjaltë dhe përdoreni në lëkurë, pastaj fshijeni pas 15 minutash.

Go to TOP