Eksperti i kriptovalutave: Shumë të rinj kanë shitur shtëpitë dhe tokat për të blerë pajisjet për prodhimin e kriptovalutave
Të martën me anë të një vendimi të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, është ndaluar prodhimi i kriptovaliutave në Kosovë.
E ky vendim nuk është pritur dhe aq mirë nga ata të cilët që një kohë merren me këtë veprimtari.
Trimor Hyseni, nga T-Logic tha në emisionin Info Magazine se ka familja që varen nga të hyrat që sjellin kriptovalutat.
Hyseni theksoi se ka nga ata që i kanë shitur shtëpitë edhe tokat për të blerë pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
“Padyshim që shumë familje varet nga të ardhurat e tyre që vijnë nga mining. Ne njohim shumë të rinj që të ardhurat e tyre varen nga kjo veprimtari. Shumë nga ta besa kanë shitur shtëpitë dhe tokat për ta pasur një pajisje të mining që atyre t’ua mundësojë një siguri financiare gjatë një muaji”.
