Nën kërcënimin e armës, kongresmenes amerikane ia grabisin makinën në pikë të ditës

Një kongresmeneje amerikane iu është grabitur makina dhe sendet e saj nën kërcënimin e armës në pikë të ditës në qytetin e Filadelfias.

Sipas BBC, demokratja Mary Gay Scanlon nuk kishte pësuar ndonjë lëndim për shkak të këtij incidenti.

Dy hajdutët thuhet se ia kishin marrë telefonin dhe kartën e identifikimit të qeverisë.

FBI është mobilizuar në kërkimin e sulmuesve.

Ashtu si shumë qytete amerikane, Filadelfia ka parë një rritje të krimeve të dhunshme gjatë vitit të kaluar.

Në një deklaratë, kryetari i bashkisë së qytetit, Jim Kenney, një demokrat, e quajti grabitjen, si të “tmerrshme”. Incidenti thuhet se ndodhi të mërkurën në orën 14:45 me orën lokale.

Go to TOP