FOTO/ Neglizhenca dhe mos respektimi i marrëveshjeve të “Hymeri Elevators”, irriton banorët e një objekti në Prishtinë

Mos respektimi i marrëveshjeve dhe kontratave nga kompania “Hymeri”, është bërë mollë sherri mes banorëve të një lagjeje në Prishtinë.

Ata fillimisht kishin bërë një kontrata me shkrim për montimin e një ashensori dhe mirëmbajtjen e objektit, e diçka e tillë sipas banorëve nuk po ndodh dhe kompania nuk po i kryen punët ashtu siç ishte paraparë në kontratën e cila ishte firmosur mes kompanisë “Hymeri” dhe këshillit banesor.

Kosova.info kishte shkruar më herët në lidhje me problemet me ashensorin, ku si pasojë një grua ka mbetur e lënduar, e që sipas dëshmitares, kompania nuk ju ka përgjigjur as në telefon, e bashkëshorti i saje ka thënë se, ata nuk më janë përgjigjur dhe unë do të ndjek rrugën ligjore në lidhje me ketë, sepse gruaja më është lënduar dhe është duke marrë trajtime mjekësore, ku sipas raporteve mjekësore, lëndimet janë shumë serioze.

Kosova.info për të gjitha këto probleme ju kishte drejtuar me disa pyetje kompanisë “Hymeri”, por e njëjta nuk u është përgjigjur pyetjeve të Kosova.info, por se sa po respektohet marrëveshja, ketë e dëshmojnë më së miri banorët e objektit.

Mos respektimi i kësaj marrëveshjeje dhe angazhimi për eliminimin e këtyre problemeve nuk kishte ndodhur asnjëherë, edhe pse shumë herë banorët kishin bërë ankesa në lidhje me problemet me ashensor dhe mirëmbajtje të objektit, pasi që ato ishin përsëritur çdo muaj apo edhe më shpesh.

Si ankesa të rregullta, banorët kane filluar t’i shfaqin problemet e tyre edhe para gazetarëve, dhe pikërisht kjo kishte bërë që përfaqësuesit e kompanisë “Hymeri” ta marrin më serioz këtë problem.

Njëri nga banorët, emër i njohur për redaksinë, ka thënë se : “Sipas kontratës, kompania është e obliguar që objektin ta pastroj tri herë në javë, gjë që kjo nuk po ndodhë, pastaj pastrimi i dritareve në pushimore, gjë që prej se është nënshkruar kontrata po thuaj se po bëhen dy vite nuk janë pastruar asnjëherë, të bëhet lyerja e hyrjes një herë në vit, as kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, lyerja ne ngjyre dhe pastrimi i dyerve të hyrjes, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë pastrimi para objektit,nuk ka ndodhur asnjëherë dhe shumë pika të tjera të cilat nuk janë respektuar brenda kësaj kontrate”.

Por pas dërgimit të një e-maili nga Kosova.info, kompania “Hymeri” pas dy dite kishte dërguar një ekip punëtorësh që të bëjë lyerjen e hyrjes dhe kishte organizuar një takim me banorët e hyrjes, të cilët paraqiten ankesat e tyre në lidhje me të gjitha ato që kishte shkruar më herët Kosova.info.

Por a është vetëm ky problem i kompanive të cilat bëjnë kontrata dhe nuk i respektojnë ato, duke mashtruar banorët dhe duke mos i kryer shërbimet sipas marrëveshjes dhe kontratës së nënshkruar?

Kosova. Info, ditëve në vazhdim do publikojë edhe raste të tjera, të cilat nuk po respektohen dhe po neglizhohen nga kompanitë, që sipas banorëve po i quajnë mashtrues.

Por ka edhe kompani të mëdha te cilat e kane detyruar kompaninë në fjalë që t’i heq edhe ashensorët nga objekti, një gjë e tillë ishte kërkuar edhe nga disa banorë të objektit në “Tophane”, qe kompania ta heq ashensorin, ku nga ky ashensorë ishin traumatizuar shumë banorë nga rrëshqitja dhe neglizhenca e kompanisë për të intervenuar dhe për ta eliminuar problemin. /kosova.info/

Go to TOP