Uabhdr Shoqata : Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Zef Prek Kaqinarit
Sot ka vdekur Zef Kaçinari, që kishte kryer vrasjen e vitit 1965 në Zagreb, prej nga ku rodhi edhe “Kënga e Zagrebit”.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe Uabhdr Shoqata , e cila ka shprehur pikëllimin e thëllë për lajmin e shkuarjes së Zef Prek Kaqinarit .
Postimi i plote :
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për shkuarjen në amshim të Zef Prek Kaqinarit
Nuk duroi të nënçmohej dhe ofendohej nëna shqiptare, me nder e krenari mbrojti vlerat tona kombëtare fjalën, besën, nderin, edhe pse vuajti vet dhe gjithë familja. Qysh nga vitet e ’70 baci Zef ishte i njohur për bamirësi, shumë bashkëkombasë nga vise të ndryshme shqiptare gjetën shtëpin e tyre të dytë në shtëpin e bacit Zef në Zagreb.
Në emrin tim dhe të Unionit, u shprehi ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe dashamirve të bacit Zef Prek Kaqinarit
Lamtumirë ikona e diasporës shqiptare në Kroaci, pushofsh në paqe!
