Ambasada amerikane reagon për tragjedinë në Gllogjan

I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka reaguar për sulmin makabër në Gllogjan ku të vrarë mbetën tre persona, dy prej të cilëve nxënës.

Giacobbe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke thënë se autoritetet po punojnë që autorët t’i sjellin para drejtësisë.

“I tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë për të sjellë autorët shpejt para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.

Në lidhje me rastin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Deçan kanë reaguar edhe të gjithë krerët shtetëror e politik në vend.

Po ashtu, reagim ka pasur edhe nga shefi i BE-së për politika të Jashtme, Joseph Borrell. 


Go to TOP