Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit fton për bashkëpunim këdo që ka informacion për sulmin në Gllogjan
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit.
Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi e këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë. /Kosova.info/
