Vlora Çitaku: Sulmi në Deçan është akt terrorist
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sulmi në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, është akt terrorist.
“E tronditur deri në palcë. Ajo çka ka ndodhur sonte në Deçan është akt terrorist. Ngushëllime familjarëve të viktimave. Organet e rendit duhet urgjentisht të angazhohen e ta zbardhin këtë sulm”, ka shkruar Çitaku.
Spitali i Pejës ka konfirmuar konfirmuar për numrin e të vdekurve, ndërsa një person tjetër që ka marrë lëndimi në sulm është jashtë prej rrezikut për jetë.
I vrarë ka mbetur shoferi i autobusitdhe dy nxënës, vajzë e djalë. Mësohet se djali është 17-vjeçar.
Dy të tjerë janë duke u trajtuar në spital dhe janë në gjendje kritike.
