Situatë dramatike në shtëpinë e Big Brother VIP: Ky banor eliminohet
Banori i radhës i cili është eliminuar sonte nga shtëpia e Big Brother VIP është Kledi.
Me votat e publikut pas 50 ditësh qëndrimi në ketë shtëpi ai sonte do të dalë.
“Publiku ka vendosur që banori që do të heq dorë përfundimisht nga çmimi i madh është Klejdi”, ka thënë Arbana.
Banorët u mërzitën nga eliminimi i tij dhe e përcollën në mënyrë të veçantë dhe e përcollën me lot në sy.
Ai kaloi përmes duarve të banorëve, të cilët i ngritën duart lart dhe i bashkuan dhe mes tyre kaloi Klejdi.

