“Sabotazh, sabotazh”, Osmani i ‘Stupcave’ me video nga Teatri Kombetar ku shfaqja po mbahet pa rrymë

Premierja e shfaqjes “Lezetet e Mëkatit Bashkëshortor”, nën regjinë e Skender Podvoricës, po mbahet në ambiente të errëta në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Errësira nuk ishte pjesë e skenarit. Por, aktorët po obligohen të shfaqin premierën në mungesë të furnizimit me energji elektrike në Teatrin Kombëtar.

Në një video të dërguar në redaksi nga aktori Osman Azemi, shihet se ngjarja po mundëson të luhet falë dritave të telefonave që po lëshohen nga audienca prezente në shfaqje.

“Jemi në Teatër Kombëtar. Nuk ka rrymë. Sabotazh, Sabotazh!”, thotë Azemi. 

Go to TOP