Cristiano Ronaldo posedon rezidenca luksoze dhe vetura në vlerë 53.4 milionë euro

Jeta e Cristiano Ronaldos ka qenë një kapërcim drastik nga një fëmijë i varfër në zotërimin e pallateve gjithëpërfshirëse si një legjendë e Portugalisë.

Ikona e Manchester United ka shtëpi dhe vetura në vlerë më shumë se 45 milionë funte (53.4 milionë euro), nga një mega-rezidencë në Madeira me vlerë shtatë milionë funte dhe një veturë sportive të tipit “Bugatti” prej 8,5 milionë funtesh, e deri te një Mercedes modest prej 14,000 funtesh (16 mijë euro).

Por nëse e gjithë pasuria e tij mund të mbushte vetëm një nga 20 veturat e tij luksoze, atëherë vlera e shtëpive dhe automjeteve të tij mezi do të zinte një vend të vetëm pasagjeri, shkruan The Sun.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit, 36 vjeç, mendohet të ketë një vlerë neto prej rreth 363 milionë funtesh (431 milionë euro).

Dhe gjatë gjithë karrierës së tij ai me sa duket ka fituar, shpenzuar dhe investuar rreth 789 milionë funte (937 milionë euro).

Për 363 milionë funte (431 milionë euro) mund [me sa duket] të kishte nisur një anije kozmike në hapësirë (gjë e cila kushton 335 milionë funte apo afërisht 397 milionë euro) dhe të kishte ende mjaftueshëm para për të blerë një aeroplan privat.

Go to TOP